Xhonatan Islami ne Top 10 ne BOTE. 11th FAI PGA CHAMPIONSHIP. 7-16 Tetor 2021, Prilep NMK

Nen nje situate atmosferike jo te volitshme, ne Prilep te Maqedonise se Veriut u mbajt Kampionati i 11 Boteror i Fluturimeve te lira ne precizion me paragliding.

Moren pjese rreth 130 pilote nga 33 shtete te ndryshme te Botes. Ekipi yne kombetar u paraqit me sportistet Lorina Haxhiaj, Artion Vreto, Arber Haxhiaj,Arber Xhaja, Blerian Brace dhe Xhonatan Islami.

Ne kete kompeticion u zhvilluan 3 raunde qe ishte dhe limiti i te qenit valid ky event.

Ne perfundim te Kampionatit te 11 Boteror ekipi Shqiptar u rendit ne vend te 13 dhe sportisti yne Xhonatan Islami arriti me rezultatin e tij te jete ne top 10 e piloteve me te mire ne kete Kampionat Boteror.

Recommended For You

About the Author: alket islami