KUPA E KOMBIT 2020, MUHAMET MALO CUP, 18-20 Dhjetor

TROFEU QE KUSHTON 1000 EUR

Me miratimin e dy Federatave Aeronautike te Shqiperise dhe Kosoves, si dhe me aprovimin e DAJTI EXPRES,Kupa e Kombit qe mban emrin Muhamet Malo, kete vit do te organizohet ne qytetin e Beratit. Mbas testimit qe ju be zones organizatoret vendosen qe pervec Berati Open Air 2021 te zhvillonin dhe kete kupe ne kete zone te mrekullueshme qe permbush te gjithe elementet teknike per realizimin e garave te precizionit ne pg.

Akomodimi dhe regjistrimi i piloteve do te jete diten e PREMTE, ne hotel GEGA, ndersa gara ne DITET SHTUNE dhe DIELE .Darka e mireseardhjes te premten, dhe Ceremonia e mbylljes me diten e Diele ora 17.00 do te meren persiper nga Bashkia Berat. MIRESEVINI NE BERAT !

Recommended For You